Në Kosovë sot fillon viti i ri shkollor 2021/2022

Pas dy shtyrjeve për shkak të pandemisë me koronavirus, sot në Kosovë fillon viti i ri shkollor.

Ministrja e Arsimit të Kosovës Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se janë bërë përgatitjet e duhura për të filluar vitin e ri shkollor dhe se mbi 90% e mësimdhënësve dhe stafit tjetër që punon në shkolla janë vaksinuar.

MASHTI ka hartuar udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushte të pandemisë COVID-19, i cili parasheh 4 skenarë për zhvillimin e procesit mësimor, varësisht nga situata epidemiologjike dhe kushtet specifike në shkolla.

Megjithëse skenari më i preferuar është ai për rikthim në shkolla me prani fizike, në rast se në ndonjë shkollë situata epidemiogjike është më e rënduar, task-forcat në nivel komune mund të marrin vendim për të kaluar në ndonjë nga skenarët tjerë.

Përveç mësimit me prezencë fizike janë bërë edhe përgatitjet për organizimin e mësimit online, në rast nevoje.

MASHTI, në bashkëpunim me UNICEF, ka ofruar për të gjitha shkollat mundësinë e qasjes në platformën mësimore www.shkollat.org, të bazuar në teknologjinë e Microsoft, ku, përveç sistemit për menaxhimin e mësimit në distancë janë publikuar edhe video-mësimet sipas programit mësimor të klasave 1-9.

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button