Në krahasim me vitin 2002, 9.2 për qind më pak popullsi

Në krahasim me vitin 2002, 9.2 për qind më pak popullsi

Gazetare: Fatlume Dervishi

Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës mbi regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesa në vitin 2021 tregojnë lëvizje të karakteristikave demografike në disa aspekte. Numri i përgjithshëm i popullsisë është 2 milion e 97 mijë e 319, shkruan Alsat.

Numri i popullsisë rezidente është 1 milion e 836 mijë e 713 kurse i personave të vetëregjistruar nga diaspora është 260 mijë e 606.

Regjistrimi, 2021

Numri i përgjithshëm i popullsisë – 2 097 319

Numri i popullsisë rezidente – 1 836 713

Jorezidente – 260 606

Në mesin e tyre, 132 260 është numri i personave të cilët Statistika i ka regjistruar në bazë të të dhënave administrative nga institucionet pa pasur të dhëna nga regjistrimi në terren.

Në numrin e përgjithshëm të popullsisë, maqedonasit janë 54.21%, shqiptarët 29.52% dhe përkatësitë e tjera etnike në përqindje më të vogël. Në numrin e popullsisë rezidente maqedonasit janë 58.44%, shqiptarët 24.3% dhe përkatësitë e tjera etnike në përqindje më të vogël.

Numri i përgjithshëm i popullsisë – 2 097 319         Numri i popullsisë rezidente – 1 836 713

54.21% – maqedonas                                                        58.44% – maqedonas

29.52% – shqiptarë                                                           24.3% – shqiptarë

3.98% – turq                                                                        3.86% – turq

2.34% – romë                                                                     2.53% romë

1.18% – serbë                                                                     1.3% – serbë

0.87% – boshnjakë                                                            0.87% boshnjakë

0.44% – vlleh                                                                       0.47% – vlleh

Nga numri i përgjithshëm i popullsisë, 3504 persona janë vetëdeklaruar bullgarë.

Nga 258 932 të vetëregjistruar nga diaspora, 24.55% janë maqedonas, 66.42% janë shqiptarë dhe 4.78% turq.

Diaspora – 258 932 të vetëregjistruar nga diaspora

24.55% maqedonas

66.42% shqiptarë

4.78% turq

Nga popullsia rezidente, 46.14% janë deklaruar ortodoks, 32.17% myslimanë dhe 0.37% katolikë.

Përkatësia fetare

46.14% – ortodoks

32.17% – myslimanë

0.37% – katolikë

Nga numri i popullsisë rezidente, 50.4% janë gra dhe 49.6% janë burra. Kjo d.m.th. se ka 984.3 burra në raport me 1000 gra.

Popullsia sipas gjinisë

50.4% gra

49.6% burra

984.3 burra – në raport me 1000 gra

Mosha mesatare e popullsisë është 40.08 vjeç. 51 persona në të gjithë vendin janë mbi moshën 100 vjeçare.

Dendësia mesatare e popullsisë është 72.2 persona në një kilometër katror. Kurse Enti i Statistikës ka konstatuar se 207 vendbanime kanë mbetur boshe.

Numri i amvisërive në vend është 598 632 kurse numri mesatar i anëtarëve për amvisëri është 3.06%. Numri i banesave është 839 174.

Në krahasim me regjistrim paraprak të vitit 2002, numri i përgjithshëm i popullsisë është ulur për 185 834 persona më pak ose 9.2% më pak të regjistruar se në vitin 2002. Numri i amvisërive është rritur për 6.1% kurse ai i banesave është rritur për 20.2%.

Në krahasim me vitin 2002

Numri i popullsisë është ulur për 185 834 persona ose 9.2%

Numri i amvisërive është rritur për 6.1%

Numri i banesave është rritur për 20.2%

Sipas ndarjes territoriale të komunave, më pak banorë ka Komuna e Zërnocvit, me 2086 banorë, kurse më shumë banorë Komuna e Kumanovës, gjegjësisht, 98 104 banorë.

Enti Shtetëror i Statistikës e konsideron procesin të suksesshëm. Drejtori Apostoll Simovski nuk komenton reagimet për rezultatet.

“Enti Shtetëror i Statistikës e ka për detyrë që me regjistrimin të tregojë pasqyrën reale. Se si do të jetë ai pasqyrim as e dinim dhe as nuk u udhëhoqëm nga dëshirat e kujto qoftë. Këtë edhe e bëmë. A do t’i pëlqejë dikujt kjo ose jo, unë nuk do ta komentoj”, tha Apostoll Simovski, drejtor i Entit Shtetëror të Statistikës.

Edhe regjistrimi “online” sipas zv/drejtorit ishte i suksesshëm pavarësisht përpjekjeve për ta penguar atë.

“Na vjen keq që jo të gjithë e shfrytëzuan këtë mundësi për t’u (vetë)regjistruar, për t’u bërë pjesë e dukshme e popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut që të numërohen sepse thuhet se poqese nuk u numërove nuk je pjesë e numrit”, u shpreh Ilmi Selami, zv/drejtor i Entit Shtetëror të Statistikës.

Enti i Statistikës do të vazhdojë të përpunojë dhe të publikojë të dhëna të tjera që lidhen me regjistrimin e vitit të kaluar, në mënyrë të vazhdueshme deri në fund të këtij viti. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button