Në Lozanë të Zvicrës futen në karantinë 2.500 studentë

Autoritetet shëndetësore në Zvicër kanë marrë vendim që të fusin në karantinë 2,500 studentë të Universitetit të Gastronomisë në Lozanë, pas shtimit të rasteve me Covid-19.

Sipas autoriteteve në kantonin zviceran të Vaud-it, masa e karantinës do të zbatohet për të gjithë studentët bachelor në  këtë universitet.

Dyshohet se përhapja masive e Covid-19 ka ndodhur për shkak të festave të organizuara jashtë kampusit universitar, pas paralajmërimeve për vendosjen e masave të reja kundër epidemisë në këtë kanton.

Deri tani 11 studentë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, po asnjë nuk është shtrirë në spital.

Universiteti i cili ka gjithsej rreth 3,500 studentë, po merr masa për të vazhduar mësimin online.

LEXO EDHE:

Back to top button