Në Meksikë është aq nxehtë sa majmunët po bien të ngordhur nga pemët

Në Meksikë është aq nxehtë sa majmunët po bien të ngordhur nga pemët

Meksika është goditur nga një valë të nxehti që përveç njerëzve po vuajnë edhe kafshët, si pasojë e të nxehtit po vdesin majmunët dhe po bien të ngordhur nga pemët.

Të paktën 138 “majmunë ulëritës”, një specie e njohur për thirrjet e tyre të veçanta dhe me zë të lartë, janë gjetur të vdekur në shtetin Tabasco në Gjirin e Meksikës, ku temperaturat kanë kaluar 45 gradë, raporton AP.

Falë banorëve të zonës, pesë kafshë u transferuan me urgjencë në klinikat veterinare lokale, ku veterinerët po luftojnë për t’i shpëtuar nga dehidratimi dhe goditja e nxehtësisë.

 “Majmunët u sollën në gjendje kritike, të dehidratuar dhe me temperaturë. Këto janë simptoma të goditjes nga nxehtësia”, tha Dr. Sergio Valenzuela.

Për shkak të valës së të nxehtit që nga marsi, të paktën 26 persona kanë vdekur dhe veterinerët pohojnë se vapa ka vrarë dhjetëra, e ndoshta edhe qindra, “majmunë ulëritës”.

LEXO EDHE:

Back to top button