Në Negotinë të Gostivarit mbyllet lokali që shkeli masat anti Covid

Gjatë një aksioni të policisë, mbrëmë rreth orës 21:50 minuta është konstatuar se një objekt në Negotinë të Gostivarit në pronësi të S.T. 20 vjeç ishte duke punuar pas orës 21:00 që është në kundërshtim me masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Gjatë kontrollit në një objekt ndihmës të lokalit në fjalë janë hasur edhe 7 femra, dy prej të cilave shtetase të Republikës së Shqipërisë të cilat janë dërguar në stacionin e policisë për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik. Nga liria është privuar edhe pronari i lokalit, është dërguar në stacionin policorë të Gostivarit për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, lokali në fjalë është mbyllur.

Për rastin në fjalë është njoftuar e dhe Prokuroria Themelore Publike-Gostivar.

LEXO EDHE:

Back to top button