Në Ohër do të mbahet takimi për sëmundjet e rralla në EJL

Në Ohër do të mbahet takimi për sëmundjet e rralla në EJL

Takimi jubilar i dhjetë për sëmundjet e rralla në Evropës Juglindore (EJL) fillon sot në Ohër dhe do të zgjasë deri më 4 tetor.

Në takim do të marrin pjesë ekspertë, mjekë, shkencëtarë, organizata pacientësh dhe përfaqësues nga institucionet e kujdesit shëndetësor nga Evropa Juglindore dhe më gjerë. Do të diskutohen arritjet më të fundit në diagnostikë dhe terapi, do të shkëmbehen përvoja dhe do të përcaktohen strategji për përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve me sëmundje të rralla, informon këshilli organizativ.

Këtë vit, potencojnë, shënojmë një jubilej të rëndësishëm – dhjetë vite përkushtim, bashkëpunim dhe progres në adresimin e sfidave të sëmundjeve të rralla në rajon.

LEXO EDHE:

Back to top button