Në pikën kufitare Bogorodicë pritet deri në 20 minuta për dalje nga vendi
Në pikën kufitare Bogorodicë, për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 20 minuta. Siç informon LAMM, në pikat e tjera kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.








