Në samitin e NATO-s në Madrid, Putini mori një “natoizim” të Evropës

Në samitin e NATO-s në Madrid, Putini mori një "natoizim" të Evropës

Gazetar: Lluka Andreev

NATO ka ftuar Suedinë dhe Finlandën që t’i bashkohen Aleancës pas heqjes së bllokadës së anëtarësimit për të dy vendet nga presidenti turk Erdogan, shkruan Alsat.

Në Samitin e Madridit, ku marrin pjesë kryetarët e shteteve dhe qeverive të shteteve anëtare, u theksua se zgjerimi me Suedinë dhe Finlandën, të cilat deri më tani kanë qenë vende ushtarakisht neutrale, kontribuohet në sigurinë euroatlantike.

“Presidenti Putin nuk arriti të mbyllte dyert e NATO-s, ai mori të kundërtën e asaj që donte. Ai donte ‘më pak NATO’ dhe Putini në fakt fiton ‘më shumë NATO’, me Suedinë dhe Finlandën që i bashkohen Aleancës”, deklaroi Jens Stoltenberg – Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

“Putini donte ta bënte Evropën si Finlanda, por fitoi ‘natoizim’ të Evropës në kohën e duhur për të garantuar sigurinë e Evropës”, deklaroi Xho Bajden-President i Shteteve të Bashkuara.

Moska ka reaguar negativisht ndaj zgjerimit të NATO-s, me të dyja vendet, sepse, sipas zëvendës ministrit të Jashtëm rus Sergei Ryabkov, Stokholmi dhe Helsinki po ia dorëzojnë sovranitetin Uashingtonit. Por, sipas Kremlinit, anëtarësimi i dy shteteve skandinave nuk ka asnjë rëndësi në kuptimin strategjik global.
Presidenti ukrainas Zelensky, bëri gjithashtu një fjalim video në samit.

„Rusia nuk e ka ndërmend të ndalet. Moska dëshiron të marrë çdo vend, ndërsa më pas të hyjë edhe në Evropë, e cila lidershipi rus e sheh si territor të vetin e jo si shtete të pavarura. Ky është qëllimi i Rusisë. Pyetja është se kush e ka radhën”, u shpreh Volodimir Zelenski- Presidenti i Ukrainës.

Ndryshe, delegacioni i Maqedonisë në Madrid udhëhiqet nga presidenti Stevo Pendarovski. I pyetur për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, ai u përgjigj se rajoni është subjekt i kërcënimeve hibride nga Rusia, gjë që u konfirmua veçanërisht në periudhën e referendumit për emrin në vitin 2018, pas së cilës vendi u anëtarësua në NATO. Ai foli për pikat e ndjeshme në rajon.

“Të gjithë e dimë se veriu i Kosovës, Republika Sërpska janë pika të ndjeshme për të cilat duhet të jemi më të vetëdijshëm, dhe jo vetëm vendet e Ballkanit Perëndimor, por e gjithë Aleanca Perëndimore duhet t’u kushtojë më shumë vëmendje këtyre pikave, sepse përndryshe destabilizimi i rajonit mund të fillojë nga diku”, deklaroi Stevo Pendarovski – President.

Në Samitin e Madridit, i cili do të vazhdojë të enjten, anëtarët diskutojnë gjithashtu një koncept të ri strategjik për transformimin e Aleancës, ndihmën e re për Ukrainën, si dhe një prani shtesë të forcave amerikane në tokën evropiane./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button