Në shkollat me mësim në gjuhën shqipe u mbajtën programe kushtuar 7 dhe 8 marsit

Në shkollat me mësim në gjuhën shqipe u mbajtën programe kushtuar 7 dhe 8 marsit

Gazetar: Avni Tahiri

Për nderë të festës së mësuesit, 7 Marsit, dhe festës së gruas, 8 Marsit, në Shkollën Fillore “Ismail Qemali” në Shkup, nxënësit performuan me këngë, valle dhe recitime.

Me lule në duar, nxënësit pritnin t’ua dhuronin mësueseve dhe nënave, në shenjë mirënjohjeje për rolin e tyre në shoqëri.

”Sot është tetë dhe shtatë marsi, Çfarë u dhuruat mësuesve? Lule, dhurata. Festojmë shtatë dhe tetë marsin dhe mësueses i dhuruam lule dhe dhurata. Keni përgatitur vjersha? Po, pasi është dita e nënave dhe e mësueseve”, u shpreh një nxënës.

“Cila ditë është sot? Është 7 dhe 8 marsi. Çfarë u dhuruat mësuesve? Lule, zbukurime dhe gurabija”, tha një tjetër nxënës.

“Te ne shënohet dhe festohet festa e 7 marsit, ditës së mësuesit dhe 8 marsit, ditës së gruas. Me aktivitete të ndryshme, nxënësit sot e shprehin talentin që me poezi, punime, këngë dhe valle dhe punime të ndryshme të ua urojnë mësimdhënësve dhe nënave që janë heroina, të ua urojnë festen e tetë marsit”, deklaroi Teuta Imeri – Drejtoreshë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button