Në shkollën “7 Marsi” u vendos gurthemeli për ndërtimin e një pishine

Në shkollën “7 Marsi” u vendos gurthemeli për ndërtimin e një pishine

" "

Ne shkollën fillore “7 marsi” në Komunën e Çairit u vendos gurthemeli për ndërtimin e një pishine të mbyllur. Sipas Izet Mexhitit, projekti kap vlerën prej 1 milion eurove. Objekti i pishinës do të ketë 25 metra gjatësi, me thellësi të ndryshueshme për mësim dhe stërvitje. Sipas Mexhitit, ky investim krijon kushte të përshtatshme që çdo nxënës të mësojë notin dhe të zhvillojë aftësitë sportive në kushte të sigurta. Ai shtoi se hapet mundësia për organizimin e garave lokale dhe për ngritjen e sportit të notit në nivel më të lartë. Gjithashtu, parashihet zhvillimi i notit sinkron, zhytjes dhe formimi i kuadrove të reja si trajnerë dhe shpëtues në ujë. Kjo është pishina e dytë në Çair, pas asaj afër shkollës fillore “Ismail Qemali” që është drejt fundit.

“Objekti do të ketë dhoma zhveshjeje, garderoba të ndara, dushe, hapësira sanitare, dhoma për trajnerë dhe gjyqtarë, si dhe ambiente për pajisje sportive. Ndërtimi realizohet me konstruksion çeliku dhe beton të armuar, sipas standardeve moderne të sigurisë dhe efikasitetit energjetik. Ndriçimi dhe sistemet termoteknike projektohen me zgjidhje bashkëkohore për funksionim të qëndrueshëm. Projekti integrohet në hapësirën ekzistuese të shkollës, duke ruajtur qasjen dhe parkimin aktual”, deklaroi Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit. /Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button