Tragjedia në Karposh/ Stojançe Jovanovski ndodhet në paraburgim afatshkurtër 48 orësh

Tragjedia në Karposh/ Stojançe Jovanovski ndodhet në paraburgim afatshkurtër 48 orësh

" "

Gazetar: Petar Çausheski

“Stojançe Jovanovski, bashkëshorti i Ivanës 31-vjeçare, e cila së bashku me vajzën e saj gjashtëvjeçare u hodh nga ballkoni në lagjen Karposh, ndodhet në paraburgim 48-orësh të caktuar nga Gjykata Penale me kërkesë të Prokurorisë. Ai dyshohet për kryerjen e tre veprave penale. Nga Prokuroria informojnë se hetimi për rastin tragjik është në rjedhë dhe nuk japin më shumë detaje. Jovanovski dyshohet për nxitje të vetëvrasjes, shkaktim të lëndimeve trupore dhe rrezikim të sigurisë, ndërsa Gjykata Penale e Shkupit konfirmon se më herët ndaj tij ishin shqiptuar dy vendime të formës së prerë”, raporton gazetari i Alsat, Petar Çausheski.

“Personi ka dy vendime të formës së prerë: një për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”, për të cilën është dënuar me gjobë prej 150 eurove, vendim i vërtetuar nga Gjykata e Apelit Shkup si dhe një vendim për “Dhunë”, me të cilin iu shqiptua dënim me kusht dhe mbikëqyrje të mbrojtur prej 1 viti e 6 muaj burg, dënim që nuk do të realizohet nëse brenda 4 viteve të ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale. Ky vendim gjithashtu është konfirmuar nga Gjykata e Apelit Shkup”, thonë nga Gjykata Penale Themelore – Shkup.

Nëse gjatë hetimit aktual dëshmohen dyshimet ndaj Jovanovskit, ekziston mundësia që paraburgimi 48-orësh t’i zëvendësohet me paraburgim 30-ditor. Në vitet e kaluara ndaj tij janë ngritur 10 kallëzime penale për krim të dhunshëm, dëmtim prone e tregti të palejuar droge./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button