Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, ndërsa pasdite do të ketë kushte për reshje të herëpashershme lokale shiu. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga -2 deri në 4 gradë, ndërsa maksimalet gjatë ditës do të arrijnë nga 9 deri në 15 gradë.
Në Shkup do të jetë mot pjesërisht i vranët, ndërsa pasdite me kushte për reshje të dobëta dhe të herëpashershme shiu.
Edhe ditët në vijim pritet mot i ngjashëm, i shoqëruar me reshje të dobëta të përkohshme.








