Në Shkup do të vendosen tavolina për pingpong, shah dhe tavëll

Në disa lokacione të Shkupit do të vendosen tavolina për pingpong, shah dhe tavëll. Qyteti i Shkupit, për qëllim të rregullimit dhe përmirësimit të hapësirave publike, do të instalojë tabela të tilla tilla në pesë komuna, për të cilat do të ketë marrëveshje për bashkëpunim ndër-komunal, transmeton Alsat.

“Me këto tabela, hapësira do të bëhet më tërheqëse për popullatën lokale dhe kalimtarët, të cilët do të mund të kalojnë një pjesë të ditës në këto zona” thonë nga Qyteti i Shkupit.

Në Komunat Aerodrom dhe Qendër, do të vendosen dy tavolina ping-pongu, tavolinë dyshe për shah, tavolinë dyshe për tavëll dhe dy stola, në Gazi Babë, Gjorçe Petrov dhe Karposh do të vendosen nga një tryezë ping-pongu, një tavolinë për shah, një tjetër për tavëll dhe dy stola.

Ky investim Qytetit të Shkupit do t`i kushtojë rreth 40,000 euro.

LEXO EDHE:

Back to top button