Gjuajtje me armë zjarri në Vlorë, plagoset një person

Një person është raportuar i plagosur me armë zjarri këtë të martë në Vlorë. Mësohet se plagosja ka ndodhur pranë bibliotekës në këtë qytet bregdetar, ndërsa personi i plagosur është identifikuar si Marion Mitro.
“Rreth orës 10:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur (dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta), shtetasi M. M., banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë krehjes së zonës, në aksin rrugor Vlorë- Selenicë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes”, njofton policia shqiptare.
Mësohet se Marion Mitro është qëlluar dy herë dhe ka marrë një plumb në kokë dhe një në krahë, por është jashtë rrezikut për jetën./A2CNN

LEXO EDHE:

Back to top button