Në Shqipëri sot hyjnë në fuqi masat e reja anti Kovid

Nisur nga situata epidemiologjike dhe ecuria e procesit të vaksinimit antiCOVID, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë Ogerta Manastirliu dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve bërën të ditur ditën e djeshme vendimet e fundit, të lehtësimit të disa masave, që fillojnë nga sot, datë 12 prill.

Nga dita e sotme deri në dy javët e ardhshme do të kemi lehtësim të masave antiCovid, ku ora policore është shtyrë më 2 orë. Qarkullimi i njerëzve dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve do të vijojë deri në orën 22:00 ndërsa ndalim qarkullimi do të jetë në fuqi nga ora 22:00-06:00.
Gjithashtu një tjetër masë është edhe hapja e fluturimeve me Britaninë e Madhe.

Duke bërë me dije se lehtësimet po vijnë si rezultat i situatës po edhe të muajit të shenjtë të Ramazanit, Manastirliu u ka bërë apel qytetarëve të vijojnë zbatimin e masave antiCOVID.
Kujtojmë se, ditën e sotme, në vijim të procesit të vaksinimit masiv do të vijojë vaksinimi i moshave mbi 60 vjeç. Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 256,848 vaksinime.
Në 24 orët e fundit u regjistruan 238 raste të reja dhe 7 humbje jete. Në 24 orët e fundit janë shëruar 517 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97,723 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 221 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

 

LEXO EDHE:

Back to top button