Në Strugë dhe Ohër nuk ka mjaftueshëm shpëtimtarë nëpër plazhe

Në Strugë dhe Ohër nuk ka mjaftueshëm shpëtimtarë nëpër plazhe

Gazetar: Miki Trajkovski

Vetëm dy roje shpëtimi kujdeseshin për sigurinë e bregut të liqenit të Strugës këtë verë. Nga 15 plazhe, dy kishin kushte për not, sport dhe rekreacion të sigurt, ndonëse vendosja e shpëtimtarëve është një nga detyrimet ligjore të atyre që menaxhojnë plazhet.

“Ky duhet të jetë paralajmërim serioz se institucionet që janë përgjegjëse për kontrollin e punës në plazhe nuk do të lejojnë diçka të tillë verën e ardhshme. Në Strugë janë bërë pesë intervenime për nxjerrjen nga uji të personave të zhytur dhe mbi 300 për dhënien e ndihmës së parë”, tha Adhurime Dauti, kryetare e Kryqit të Kuq-Strugë.

Gjithashtu, interesimi për rojet e shpëtimit për të gjithë bregdetin e Ohrit është në rënie. Deri para disa vitesh kërkohej një vend më shumë, për t’iu nënshtruar trajnimeve të nevojshme.

“Nëse 10-15 vite më parë kishte 50-60 shpëtimtarë, tani numri është 20 me 30. Disa tashmë janë larguar. Financat e bëjnë të vetën, sepse në kushtet tona janë financat janë të rëndësishme, kjo është ajo që merr këtu, dhe gjë tjetër është ajo që merr jashtë vendit. Njëri me të cilën kam kontakt është në Bremen të Gjermanisë. Gjeti punë si shpëtimtar në një pishinë”, tha Dejan Jonuzoski – instruktor për sigurinë e ujit.

Licencat që ata i marrin pas përfundimit të trajnimeve të kryera nga Kryqi i Kuq janë të njohura ndërkombëtarisht, prandaj shumë prej tyre tashmë punojnë jashtë vendit në plazhe, pishina dhe akuaparqe, në vend që t’i mbajë, shteti e humb edhe këta personel.

“Dua të kem certifikatë për sa më shumë gjëra të jetë e mundur. Ndoshta do të kem më shumë mundësi vitin e ardhshëm të shkoj në lundrim”, u shpreh David Bujaroski-shpëtimtar.

Edhe në Ohër, këtë verë, nga rreth 30 pishina, vetëm dhjetë kishin shpëtimtarë. Janë regjistruar 15 ndërhyrje për nxjerrjen nga uji të personave të mbytur dhe mbi 800 ndërhyrje të ndihmës së parë./Alsat.mk

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button