Në vend të ndëshkimit, shpërblehen skuadrat angleze

Shumë lojtarë të elitës së futbollit anglez kanë nisur vaksinimin, por ende nuk e kanë marrë dozën e dytë. Për ta shtyrë më tej procesin, organizatorët e Premier League-s kanë marrë një iniciativë të veçantë. Në vend që të ndëshkojë ekipet me lojtarë që nuk do të pranojnë vaksinën, Premier Liga planifikon t’i shpërblejë klubet me numrin më të lartë të futbollistëve të vaksinuar.

“Sipas të dhënave që kemi, vetëm shtatë klube janë më shumë se 50 për qind të vaksinuar plotësisht, kështu që ne kemi ende rrugë për të bërë. Ne po shqyrtojmë një variant tjetër: të shpërblejmë ato skuadra apo lojtarë që kanë zgjedhur të vaksinohen. Është gjithnjë e më e qartë se vaksinimi i plotë do të jetë kriteri kryesor për qeverinë dhe autoritetet shëndetësore, për lejimin e udhëtimeve ndërkombëtare, dhe pranimi i vetëm atyre që kanë certifikatën e vaksinimit të COVID-19 në ngjarje të mëdha,” thonë nga Premier Liga.

Mediet në Angli zbuluan javën e kaluar se vetëm Vollvsi, Lidsi, dhe Brentfordi kishin shpallur normën e vaksinimit afër 100 për qind.

LEXO EDHE:

Back to top button