Në vend të prindërve, robotaksi do t’i çojë fëmijët në shkollë dhe aktivitete
Në vend të prindërve, robotaksi do t'i çojë fëmijët në shkollë dhe aktivitete
Prindërit, fëmijët e të cilëve jetojnë larg shkollave dhe që shpesh duhet t’i çojnë në aktivitete jashtëshkollore të largëta, duhet të rregullojnë të gjithë oraret e tyre të biznesit dhe personal rreth fëmijëve dhe nevojave të tyre të transportit. Kjo nuk u shkon për shtat prindërve që kanë disa fëmijë dhe shpesh duhet të kalojnë pasditen në rolin e shoferit.
Por në SHBA, pra në tregjet e kufizuara ku ofrohet shërbimi i tyre, ekipi i Waymo doli me një ide interesante. Është një kompani që është pjesë e “Alphabet” të “Google”-it dhe prej vitesh ofron me shumë sukses shërbime robotaksi.
Kështu që shërbimi i ri i quajtur Waymo Teen do të ishte i disponueshëm për adoleshentët. Gjegjësisht, në vend që prindërit t’i dërgojnë në shkollë dhe në aktivitete të ndryshme jashtëshkollore, ata do të mund të thërrasin robotaksi që do t’i çojnë në vendin e dëshiruar. Në mënyrë që fëmijët të përdorin këtë shërbim, së pari duhet të marrin miratimin nga prindërit ose kujdestarët e tyre dhe sa herë që fëmijët hyjnë dhe dalin nga robotaksi, prindërve do t’u dërgohet një mesazh për t’i njoftuar se ku janë fëmijët e tyre.
Kjo kompani është duke menduar për këtë lloj shërbimi për adoleshentët dhe nuk është lançuar zyrtarisht, por aktualisht po kryejnë sondazhe mes përdoruesve të tyre për të kuptuar nëse ka interes për këtë lloj shërbimi. Duket se udhëtimet individuale nuk janë prioritet për adoleshentët, por ata po konsiderojnë një lloj shërbimi abonimi, i cili do të kushtonte nga 150 deri në 250 dollarë për t’u përdorur, që do të përfshinte deri në 16 udhëtime në muaj.
Edhe pse robotaksi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shpesh cak i kritikave të ndryshme dhe ka pasur incidente me to, automjetet autonome të Waymo deri më tani janë provuar të jenë jashtëzakonisht të sigurta. Kjo kompani thotë se “Waymo-driver” i tyre, d.m.th teknologjia autonome, është shoferi më i mirë në botë, gjë që e dëshmojnë me statistika të ndryshme dhe nuk ka asnjë informacion se makinat e tyre janë përfshirë në aksidente të mëdha trafiku apo se dikush në makina është plagosur rëndë.
Edhe kështu, pyetja është se kush do të donte sot ta linte fëmijën e tij në duart e teknologjisë dhe ta linte të ulur në një makinë pa shofer.