Neçev: Kërkesat bullgare po hyjnë ngadalë në konkluzionet e BE-së

Të gjitha elementet e konkluzioneve të Këshillit të BE-së duhet të lexohen me kujdes se një ditë, kur vendi të nisë negociatat për anëtarësim, do të kërkohet që t’i përmbushim të gjitha, tha në emisionin “360 Gradë” në Alsat, Zoran Neçev, nga Instituti për Demokraci. Siç vëren ai, të gjitha kërkesat bullgare po gjejnë dalëngadalë një formë të shkruar në këtë raport.

“Nga konkluzionet e fundit është zhdukur fjala – këtë vit në pjesën e Maqedonisë së Veriut, përdoret vetëm emri i gjatë, ndryshe nga të gjitha vendet e tjera, pra nuk ka qëndrim të unifikuar. Kjo mund të lidhet me kërkesat bullgare. Unë asnjëherë nuk munda të gjej të përdoruret mbiemri – maqedonas. Gjithnjë e më shumë, për shkak të presionit nga disa shtete anëtare fqinje, ky mbiemër po shmanget. Shohim se disa gjëra që dalin nga kërkesat bullgare, plotësojnë njëra-tjetrën në konkluzionet”, tha Neçev.

 

LEXO EDHE:

Back to top button