Nedanovska: Për vitin 2025 Sparkasse planifikon investime në sektorin e biznesit dhe dixhitalizimit me qëllim mbështetjen e ekonomisë vendase
Nedanovska: Për vitin 2025 Sparkasse planifikon investime në sektorin e biznesit dhe dixhitalizimit me qëllim mbështetjen e ekonomisë vendase
Nënkryetarja e Bordit Drejtues të Spaskasse Bank, Nina Nedanovska me rastin e takimit të përbashkët të grupacionit “Erste Investment” e organizuar nga “Erste Bank” dhe Sparkasse Bank ka deklaruar se me Sparkasse Bank vazhdon të mbështesë normalizimin e politikave monetare në Maqedoni të Veriut, posaçërisht pas stabilizimit të inflacionit në vend. Sipas Nedanovskas, për vitin 2025 Sparkasse planifikon investime në sektorin e biznesit dhe dixhitalizimit me qëllim mbështetjen e ekonomisë vendase.
“Duke pasur parasysh se Sparkasse Banka është njëra ndër pesë bankat kryesore në vend, planet tona strategjike për rritje në të gjitha segmentet janë të mëdha dhe qëllimi jonë është që trendi i rritjes së tregut të vazhdon të rritet në çdo segment të mundshëm ekonomik. Strategjia jonë 5 vjeçare për rritje parashikon investim prej 65 milion euro në dixhitalizim dhe infrastrukturë. Kjo dëshmon angazhimin tonë për partneritet të fortë më qytetarët, bizneset dhe ekonomin e vendit tonë”, tha mes tjerash Nedanovska, nënkryetare e Bordit Drejtues të Sparkasse Bank. /Alsat.mk