Nedim Bajrami, kërkohet nga skuadra e Bundesligës

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë , Nedim Bajrami zhvilloi një sezon fantastik me skuadrën toskane të Empolit, andaj tani u ka rënë në sy disa skuadrave të mëdha në Serie A dhe në Bundesligë.
Fiorentina dhe Sasuolo prej kohësh janë në gjurmët e shqiptarit dhe duan transferimin e tij. Por së fundmi në garë është futur edhe skuadra gjermane Herta Berlin që po monitoron situatën e Bajramit.
Empoli është gati ta shes yllin shqiptar, por po pret që nga largimi i tij të fitojë 10 milionë euro. 23-vjeçari këtë sezon me Empolin ka zhvilluar 38 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, ku ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës 9 herë, ndërsa në 7 raste ka asistuar për shokët e skuadrës.