Nëntori dyfishoi shifrat e pandemisë

Pandemia shënoi bilanc të frikshëm gjatë nëntorit në vendin tonë duke regjistruar shifrat të larta të shkaktuara nga CoVid-19 aq sa të gjithë 8 muajt tjerë të pandemisë.

Raportet mujore të Institutit të Shëndetit Publik nxorën në pah faktet se që nga rasti i pari pozitiv i 26 shkurtit, deri më 31 tetor, numri i të diagnostikuarve pozitiv ishte mbi 31 mijë, ndërkaq vetëm për 30 ditët e nëntorit u shënuan edhe mbi 30 mijë raste të reja. Dyfishi u tejkalua edhe në rastet aktive, afër 10 mijë të tilla kishte për 8 muaj, ndërkaq në nëntor u shtuan edhe mbi 11 mijë të tjerë. Numri i të shëruarve në periudhën mars-tetor të mbi 20 mijë pacientëve gjatë nëntorit iu shtuan edhe 18 mijë të shëruar.

 

PANDEMIA                         Pozitiv                  Aktiv                     Shëruar                                Vdekur                 Teste PCR

Mars – Tetor:                      31,512                     9,847                   20,731                      994                      249,399

Muaji Nëntor:                   30,366                   11,322                   18,215                      769                        82,887

Shifrat aktuale:                 61,878                   21,169                   38,946                   1,763                     332,286

Por, sipas raportit të ISHP mesatarja e vdekjeve gjatë nëntorit ishte se në çdo 50 minuta ka ndërruar jetë nga një pacientë nga virusi korona. 994 të vdekur për 8 muaj, 769 të vdekur vetëm në nëntor.

Si pasojë e komplikimeve shëndetësore të shkaktuara nga CoVid-19, sot ndërroi jetë edhe nënkryetari i Qytetit të Shkupit Enver Maliqi.

Prej afër 250 mijë testeve të bëra për mars-tetor kanë rezultuar pozitiv 12,6% ndërkaq kjo shifër u rrit për 24% vetëm në nëntor, e cila me shifrat aktuale mbi 1/3 e testeve kanë rezultuar pozitiv.

Nga Ministria e Shëndetësisë kumtojnë se sfida kryesore u mbetet sigurimi i kapaciteteve spitalore. Por, Zv.ministri Ilir Hasani iu bën thirrje pacientëve që të kenë mirëkuptim edhe për stafin mjekësor. Ai tha se shtretër për kovid mund të sigurohen, por është e kotë kur nuk ka se kush i mjekon.

 Nuk është problem të sigurojmë shtretër apo hapësira, nuk është problem të sigurojmë oksigjen.

Problemi më i madh është te resurset njerëzore dhe kapacitetet, të cilat i posedon Maqedonia e Veriut. Ne posedojmë kapacitete të limituara njerëzore, pa marr para sysh a janë infektologë, pulmologë, internistë, kirurgë, ortopedë ose janë motra medicinale apo teknik medicinal’ deklaroi Sinkron – Ilir Hasani, Zëvendësministër i Shëndetësisë.

 

Në 24 orët e fundit vetëm në spitalet e Shkupit u hospitalizuan edhe 56 pacientë, prej tyre nga 11 në Klinikën infektive dhe spitalin 8 Shtatori dhe 34 nëpër kovid qendrat. Ndërkaq, kapacitete të lira ka afër 180 shtretër, prej të cilave rreth 40 nëpër kryeqytet.

 

Përgatiti: Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button