Nesër në Bruksel rifillon dialogu Kosovë-Serbi

Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi nesër (e mërkure) do të takohen në Bruksel me palën serbe për të diskutuar për reciprocitetin për targat e përkohshme dhe çshtensionimin e situatës në veri pas bllokimit të rrugëve.

Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, i cili ka thënë se mbështesin Kosovën dhe Serbinë për de-eskalimin e situatës në veri dhe gjetjen e një zgjidhje për targat.

“Mund të konfirmoj se takimi i kryenegociatorëve do të mbahet në Bruksel të mërkurën”, ka thënë ai.

Prej datës 20 shtator, Kosova ka vendosur reciprocitet të targave ndaj automjeteve serbe që hynë në Kosovë.

Serbët lokal të veriut duke kundërshtuar këtë masë dhe prezencën e Njësive Speciale të Kosovës në këtë zonë kanë bllokuar rrugët drejt kufirit në Jarinë dhe Bërnjak.

LEXO EDHE:

Back to top button