fbpx

Nesër spërkatja e jashtëzakonshme, mbi 50 vatra të mushkonjave në Shkup


Vetëm në Shkup janë regjistruar 54 vatra të reja të mushkonjave. Qyteti i Shkupit nesër do të realizojë spërkatjen e jashtëzakonshme. Kreu i Qytetit të Shkupit tha se kur toksifikohet ajrin në hapësirat e banueshme duhet të kihet kujdese edhe për shëndetin e qytetarëve.

Rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik janë që spërkatja me insekticide nëse shpeshtohet mund të rrezikoj shëndetin e qytetarëve. Këtë gjë me të vërtet mendoj se duhet ta kemi parasysh andaj bëmë një pauzë prej 10 ditësh, megjithëse këto ditë ishin të mundimshme për ne të duronim mushkonjat”-pohoi Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Spërkatja e jashtëzakonshme që pritet të bëhet nesër nuk do të kushtoj asnjë qindarkë më tepër se 530 mijë eurot e ndara me tender për këtë vit. Spërkatja do të bëhet në një sipërfaqe mbi 10 mijë hektarë në territorin e Shkupit, brenda dy ditësh.

I njëjtë është çmimi për furnizimin publik në këto 15 vitet e fundit, sillen rreth 520 apo 530 mijë euro për një vit për tre subjekte, njëra është spërkatje përmes aeroplanëve, e dyta materia instekticideve dhe e treta është spërkatjet përmes tokës”-tha Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Sipas ekspertëve të fushës reshjet e shpeshta të shiut gjatë muajit gusht kanë krijuar kushte natyrore të shtimit të mushkonjave në masë të madhe. Spërkatja e fundit ishte bërë fundjavën e 15 gushtit.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button