Target-Fortesa, dokumente me përgjime janë zhdukur nga DSK


Dokumentet sekrete me të gjitha bisedat e përgjuara deri në vitin 2016 janë zhdukur nga DSK-ja. Eksperti i autorizuar i kompanisë suedeze “Erikson” i cili u dërgua në Maqedoni në vitin 2016, gjatë inspektimit të pajisjeve për përgjimin e komunikimeve, konstatoi se është bërë arkivim tekstual i të dhënave në sistem, respektivisht të gjitha të dhënat ose bisedat nga baza e të dhënave janë shkarkuar me tekst, por ai në server nuk e ka gjetur këtë skedar. Kjo u tha sot në gjykimin për përgjimet dhe shkatërrimin e pajisjeve të përgjimit për rastin “Target- Fortesa” nga një punonjës i filialit maqedonas të “Erikson Telekomunikime”. Ndërsa, se si bëhet arkivimi i tillë i të dhënave, punonjësi i “Erikson Telekomunikime” është pyetur nga inxhinierët e DSK-së.

“Këtë nga ta e kanë kërkuar shefat e tyre. Më dërguan në dhomën ku janë serverët dhe bëra arkivimin e të dhënave për vitin 2014 në pajisje të “ONE”. Më thanë që ky skedar do të qëndrojë në atë vend derisa të gjendej një vend i përshtatshëm për ruajtje”

DSK nga 2012 ka pasur katër sisteme të ndjekjes së komunikimeve. Dy në “Telekom”, dhe nga një në “Vip” dhe “One”. Qasje në server kanë pasur tre punonjës të “Erikson”, ndërsa njëri prej tyre sot në gjykatë tha se janë monitoruar nga anëtarët e DSK-së derisa kanë intervenuar në këto pajisje. Procesi gjyqësor për përgjimet dhe shkatërrimin e pajisjeve “Target- Fortesa” është në fazën e provave nga prokuroria. Të njëjtët prokurorë që kanë punuar për këtë çështje në PSP, vazhduan ta përfaqësojnë atë në gjykatë. Akuzohen ish ministrja e brendshme Gordana Jankuloska dhe Sasho Mijalkov si shef i policisë sekrete.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button