Nesër Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi dalin në seancën e tretë para Speciales

aIsh-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, do të paraqiten sërish para Gjykatës në Hagë. Të enjten me fillim nga ora 11:00, do të mbahet konferenca e tretë në lidhje mbi ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së, njofton Klan Kosova. Ecuria e çështjes gjyqësore parashihet me rregullën 96-të të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Kujtojmë se më 26 tetor, u konfirmua aktakuza nga gjykatësi i procedurës paraprake ndaj tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button