Netflix ul çmimet për abonentët në më shumë se 30 vende

Netflix ul çmimet për abonentët në më shumë se 30 vende

Në përpjekje për të tërhequr më shumë abonentë gjiganti Netflix ka ulur çmimet për abonentë në më shumë se 30 vende.

Çmimet janë ulur në vende të ndryshme të Azisë, Evropës, Amerikës Latine, Afrikës dhe Lindjes së Mesme.

Kjo vjen pas rritjes së kostos së jetesës dhe përballjes së Netflix me konkurrencën në rritje nga shërbimet rivale.

“Kur vjen puna te zbavitja, abonentët nuk kanë pasur kurrë më shumë zgjedhje”, i tha BBC-së një zëdhënës i kompanisë.

Vendet në të cilat janë ulur pagesat e abonimit përfshijnë Malajzinë, Indonezinë, Tajlandën, Filipinet, Kroacinë, Venezuelën, Kenian dhe Iranin.

Në disa raste çmimet janë ulur përgjysmë. Kompania, Mbretërinë e Bashkuar ose Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk i cilëson si vende ku ka ulur çmimet e saj.

LEXO EDHE:

Back to top button