Nga 23 shtatori kthehen në punë të gjitha grupet e liruara si pasojë e pandemisë

Qeveria miratoi vendimin për kthimin në punë të personave me sëmundje kronike dhe prindërve të fëmijëve nga 0 deri në 6 vjeç dhe nga 6 deri në 10 vjeç. Në vendimin e Qeverisë thuhet se nga 23 shtatori të gjithë duhet kthehen në punë: Të sëmurët kronikë (përjashtim ata me gjendje të përkeqësuar dhe sëmundje malinje); Të punësuarit që kanë vazhduar pushimin e lindjes. Gjithashtu qeveria obligon Çerdhet të bëjnë regjistrim të fëmijëve sidomos të atyre që të dy prindërit janë të angazhuar në punë; Në vendimit e fundit të Qeverisë gjithashtu janë kufizuar tubimet publike deri maksimum 1.000 persona, ndërsa respektimi i masave mbrojtëse si dezinfektimi, distanca dhe mbajtja e maskave mbeten të obligueshme.

LEXO EDHE:

Back to top button