Nga 24 dhjetori deri në 5 janar Shqipëria “mbyllet” nga ora 20:30 deri në 06:00 të mëngjesit

Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë Ogerta Manastirliu, në një konferencë për mediat, ka bërë me dije se duke filluar nga data 24 dhjetor orari i lëvizjes do të jetë deri në orën 20:30.

Manastirliu në fjalën e saj ka theksuar se në kuadër të masave mbrojtëse për përhapjen e Covid është vendosur kufizimi i lëvizjeve dhe i aktivitetit të restoranteve, Fast Food dhe lokaleve në shërbim të klientëve në ambjentet e tyre nga ora 20:30 deri në 06:00 të mëngjesit.

Sipas saj kjo është një masë që hyn në fuqi nga data 24 dhjetor dhe me 5 janar do të rikthehet sërish fasha orare e mbylljes nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

LEXO EDHE:

Back to top button