Nga e premtja nis procedura për falimentimin e “Euro Standard”
Alsat
17.08.2020 15:06
Drejtuesi falimentues Dushko Todevski do ta udhëheq procedurën falimentuese të bankës “Euro Standard”. Gjykata themelore civile përmes kumtesës njoftoi se procedura për këtë bankë do të hapet nga e premtja. Seanca e parë e caktuar për kreditorët dhe borxhet do të mbahet më 8 tetor. Ndërkohë Komisioni Anti-Korrupsion hapi procedurë për të parë nëse ka konflikt interesi në rastin e ministres së Financave Nina Angellovska, e cila kishte tërhequr paratë e saj nga Eurostandard disa muaj para njoftimit për falimentim. Bankës “Euro Standard” iu morr licenca e punës më 12 gusht nga ana e Bankës Popullore për shkak të mos- përmbushjes së kushteve minimale ligjore për punë.