Nga janari pritet rritje e çmimit të rrymës

Nga janari pritet rritje e çmimit të rrymës

Gazetar: Adnan Qaili

Udhëheqësia e Elektranave të Maqedonisë së Veriut (EMV-së), tha se ka ulur shpenzimet për këtë vit (8 muajt e parë) të gërryerjes/transportimit të thëngjillit për 11euro/ton dhe prodhimin e energjisë për 58euro në MËh rrymë që i jep Furnizuesit universal “EVN Home”, shkruan Alsat.

Por, kjo nuk garanton ulje të çmimit për konsumatorët në amvisëri apo industri, pasi që KRRE deri në fund të vitit pritet të rishikojë të gjitha kapacitet e prodhimit vendor dhe importit të rrymës dhe sipas paralajmërimeve do të rritje të çmimit të energjisë elektrike nga muaji janar.

Drejtori i EMV tha se rritje do të ketë në gjithë Evropën kështu që edhe ne Maqedoni mund të ketë lëvizje çmimesh por për bllok tarifën 3 dhe 4 që kategorizohen si hargjuesit më të mëdhenj./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button