Nga mesnata rriten përsëri çmimet e karburanteve

Gazetar: Angell Dimovski

Rriten përsëri çmimet e karburanteve. Komisioni Rregullator për Energjetikë mori vendim që dizeli të shtrenjtohet për gjysmë denar për litër, ndërsa çmimet e benzinave rriten nga 1,5 deri në 2 denarë. Edhe pse në bursat botërore ditët e fundit çmimet e derivateve të naftës shënuan ulje, shtrenjtimi tek ne është si pasojë e përfundimit të masës për uljen e akcizave.

Komisioni Rregullator për Energjetikë:

KarburantNdryshimiÇmimi ri
EUROSUPER BS-95Rritet për 1,5 den/litër87,50 den/litër
EUROSUPER BS -98Rritet për  2,0 den/litër90,00 den/litër
EURODIZEL (D-Е V)Rritet për  0,50 den/litër87,50 den/litër
Vaji ekstra I lehtë për amvisëri (EL-1)Zvogëlohet për 2,50 den/litër86,50 den/litër
Mazut М-1 NCZvogëlohet për  1,074  den/litër46,223  den/litër

Këto janë çmimet maksimale me pakicë. Ndërsa zbritja e OKTA‑s prej 2 denarësh për litër vlen deri sot, përkatësisht nuk do të vlejë më për çmimet e reja nga nesër. Sot përfundon edhe masa për akcizat për uljen e benzinave prej 2 denarësh.

Edhe pse çmimet në bursat e naftës shënojnë rënie, kryeministri Hristijan Mickoski pret që nga java e ardhshme çmimet e karburanteve të ulen tek ne.

“Javën e ardhshme pres ulje të konsiderueshme, sepse që nga sot çmimet në bursat për naftën dhe derivatet e naftës kanë rënë në mënyrë drastike. I ndoqa duke udhëtuar drejt Manastirit, lëvizin diku rreth 82,83 dollarë për fuçi. Kështu që javën e ardhshme pres ulje më të madhe dhe më të theksuar”, tha Hristijan Mickoski kryeministër.

Sot çmimet e naftës shënuan ulje, ndërsa aksionet u rritën pasi SHBA dhe Irani njoftuan se janë dakorduar për një marrëveshje kornizë për t’i dhënë fund luftës, për të cilën presidenti amerikan Donald Trump tha se do të çojë në rihapjen e rrugës kryesore detare përmes Ngushticës së Hormuzit. Nafta bruto Brent, çmimi global referent për naftën ra për 4,7% respektivisht në 83,24 dollarë për fuçi./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button