Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës

Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,34 % në raport me vendimin e datës 28.4.2023.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,00 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 1,00 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 ulet për 1,50 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,362 den/kg dhe do të jetë 41,075 den/kg.

Nga data 3.5.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 80,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 82,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 69,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 68,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,075 (denarë/kilogram)

LEXO EDHE:

Back to top button