1000 euro për transport të paligjshëm të migrantëve, arrestohet konduktori

1000 euro për transport të paligjshëm të migrantëve, arrestohet konduktori

Një konduktor në Hekurudhë është ndaluar për kontrabandë me emigrantë, njoftoi MPB. Bëhet fjalë për 28 vjeçarin A.A. nga Shkupi. Sipas MPB-së tek personi në fjalë janë gjetur 1000 euro, për të cilat dyshohet se burojnë nga vepra penale.

“Paraprakisht, rreth orës 18:30 në Stacionin Hekurudhor – Kukuriçani, në trenin për udhëtarë i cili ka qarkulluar në relacionin Gjevgjeli-Shkup, zyrtarë policorë nga Qendra Rajonale për punë kufitare Jug kanë zbuluar dy persona, migrantë nga Siria. Gjatë bisedës informative në stacionin policorë ata kanë deklaruar se konduktorit i akne dhënë të holla për të hipur në tren”, thonë nga policia.

Konduktori është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit, në koordinim me prokurorin publik, do të ngritët padi adekuate. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button