Nga muaji janar ka pasur rritje të vazhdueshme të çmimeve

Për momentin, Banka Popullore nuk do të ndërmarrë politika monetare për ta zbutur inflacionin. Norma bazë e interesit mbetet në nivelin e 1.25 për qind, ndërsa shuma e bonove thesare në 10 miliardë denarë, vendosi BPRM-ja. Këto janë dy instrumentet kryesore që BPRM-ja i ndërmerr për ta ruajtur stabilitetin e çmimeve.

Banka Popullore

“Norma bazë e interesit është e përshtatshme për kushtet aktuale ekonomike dhe financiare, pas çka u mor vendim që e njëjta të mbetet në nivelin prej 1,25%. Në mungesë të presioneve nga ana e konsumit, rritja e moderuar e inflacionit tani për tani vjen nga ana e ofertës. Tani për tani nuk ka nevojë për reagim monetar”

Çmimet përfshirë shtatorin janë rritur për 2.8 për qind. Sipas Bankës Popullore rritja është për shkak të rritjes së produkteve primare në bursat botërore.

Banka Popullore

“Në periudhën janar-shtator, rritja mesatare vjetore e çmimeve ishte 2,8%. Një kontribut më domethënës në rritjen është parë nga kategoritë e çmimeve të brendshme që lidhen me lëvizjet e çmimeve të produkteve primare në tregjet botërore të aksioneve, si dhe nga faktorë të caktuar specifikë për krizën e pandemisë, në kushtet e lehtësimit të masave kufizuese”

Në fillim të muajit të ardhshëm, Banka Popullore pritet ta rishikojë normën e parashikuar të inflacionit prej 2.2 për qind për këtë vit. Megjithatë, ata sigurojnë që rritja e inflacionit do të jetë e moderuar.

Andrea Cobanova

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button