SASHK, vërejte të shumta për konceptin e ri arsimor

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Jakim Nedellkov këmbëngul që nxënësit e klasës së katërt të kenë edhe libra të shtypur gjatë procesit mësimor, pavarësisht që koncepti i ri parasheh realizim të mësimit me libra dixhital. Sipas Nedellkovit, reformat janë të mirëpritura në momentin që shkollat do të kenë kushte të barabarta për zbatimin e tyre.

- Advertisements -

YouTube video

“Vlerësoj se libra patjetër duhet të ketë, askush nuk guxon të ndalojë përdorimin e tyre. Me të vërtet do të ishte shumë e dëmshme për çdo nxënës nëse nuk ka kushte në shtëpi për mësim. Vlerësoj se dixhitalizimi është mënyrë e mirë e të mësuarit, një mënyrë e avancuar megjithatë paraprakisht duhet të krijohen kushte për çdo fëmije si në shkollë poashtu edhe në shtëpi kur bëhet fjalë për dixhitalizimin”- deklaroi Jakim Nedellkov, kryetar I SASHK-ut.

Ndryshe nga SASHK-u, ministrja e Arsimit, Milla Carovska nuk lejon që krahas librave dixhitalë të ketë edhe libra të zakonshëm, në këtë rast të fotokopjuar. Sipas Carovskës, sistemi arsimor nuk është i përkryer por se të gjitha shkollat fillore me sukses po realizojnë reformat. Viti i ri shkollor nisi bashkë me konceptin e ri mësimor për klasën e parë dhe të katërt. Nxënësit tashmë nuk kanë libra të zakonshëm por dixhital që duhet lexuar nga kompjuteri, laptopi ose telefoni. Për shkak të mungesës së këtyre mjeteve, shumë nxënës u detyruan të bëjnë fotokopjimin e librave dixhitalë të cilat nuk janë të lejuara nga dikasteri i Arsimi . Përveç nxënësve, ankesa të shumta vijnë edhe nga mësuesit të cilët thonë se për shkak të mungesës së kushteve koncepti i ri mësimor nuk po zbatohet.

Meliate Rustemi

LEXO EDHE:

Back to top button