Nga nesër në Kosovë punonjësve të institucioneve publike u kërkohet certifikata e vaksinimit ose testi negativ

Të gjithë punonjësit e institucioneve publike, në Kosovë, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo komune, nga nesër duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19, teste ose dëshmi se persona ka kaluar COVID-19, për t’iu lejuar hyrja në ambientet e punës.

- Advertisements -

Sipas vendimit të Qeverisë, ata persona përveç certifikatës së vaksinimit mund të hyjnë në ambientet e punës edhe me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë, dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve; 2.4 Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Po ashtu, nga nesër edhe stafi në të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura më lartë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit shkalla e vaksinimit të mësimdhënësve është rreth 80 për qind.

Ndërkohë, janë paralajmëruar se ata që nuk sjellin dokumentet e kërkuara nuk do të lejohen të hyjnë në vendin e punës dhe mungesa nuk do të konsiderohet e arsyeshme, gjë që pastaj edhe pritet të ketë sanksione të parapara me ligj dhe rregullore.

LEXO EDHE:

Back to top button