Nga sot fillon pagesa e pensioneve për muajin prill

Nga sot fillon pagesa e pensioneve për muajin prill

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) njofton se prej sot (25.04.2023) fillon pagesa etapore e pensioneve për muajin prill. Të gjithë pensionistët që posedojnë kartela, pensionin e tyre mund ta marrin nëpër bankomate.
Tërheqja e pensioneve përmes degëve të bankave për pensionistët që nuk përdorin karta do të realizohet në katër grupe, dhe atë:

– Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 25.04.2023 (e martë);

– Për pensionet në shumë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 26.04.2023 (e mërkurë);

– Për pensionet në shumë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 27.04.2023 (e enjte) dhe

– Për pensionet mbi 18.001 denarë, pagesa duhet të bëhet më 28.04.2023 (e premte).

LEXO EDHE:

Back to top button