Nga VLEN ligjin për përfaqësim të drejtë e quajnë hap historik dhe avancim të Marrëveshjes së Ohrit
Nga VLEN ligjin për përfaqësim të drejtë e quajnë hap historik dhe avancim të Marrëveshjes së Ohrit. Shprehen se ky ligj është dashur të miratohet para shumë dekadave por nuk është bërë. Akuzojnë BDI-në se e kanë premtuar këtë në çdo cikël zgjedhor dhe nuk e kanë realizuar. Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat buron nga Marrëveshja e Ohrit dhe do të jetë obligim ligjor për të gjitha institucionet thonë nga VLEN.
Marrëveshja e Ohrit nuk avancohet me fjalime përvjetorësh e deklarata të bukura para kamerave. Avancohet kur parimet e saj kthehen në ligj. Këtë po e bën VLEN. Me këtë ligj, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat bëhet obligim ligjor për të gjitha institucionet. Jo më me improvizime e arnime, jo më “si t’i teket dikujt”, por ligj, me metodologji, të dhëna dhe përgjegjësi institucionale. Për 25 vite nuk e prekën këtë ligj me dorë. VLEN po e bën për 25 muaj, tha Daut Memishi – VLEN. / Alsat.mk









