Ngjitje historike e realizuar me sukses nga alpinistja, Babsi Zangerl

Ngjitje historike e realizuar me sukses nga alpinistja, Babsi Zangerl

Një ngjitje e vështirë është realizuar me sukses nga alpinistja austriake Babsi Zangerl, në pllakën e lartë të granitit në Parkun Kombëtar Yosemite të Kalifornisë. Në një sipërfaqe shkëmbore vertikale si El Capitan, vend pothuajse i pamundur për alpinistët profesionistë u arrit nga austriakja. “Ka disa fusha vërtet të rrëshqitshme ku nuk keni mbajtje dore, gjithmonë mund të rrëshqitni. Mundësia ishte shumë e ulët, nuk pata ndjenjën se kishim një shans të madh”, shpjegon Zangerl. Mund të duhen vite përvojë për të zotëruar një rrugë drejt majës së murit mbi 900 metra, aq është vështirësia dhe madhësia e tij. Kjo është pikërisht arsyeja pse “flash” i fundit i Zangerl i El Cap është kaq unik dhe mbresëlënës./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button