Nikolloski tregon se çfarë garanci duhet të kërkojmë nga Bullgaria

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Aleksandar Nikoloski, sonte në emisionin “360 gradë” në Alsat, duke folur për problemin me Bullgarinë, tha se Maqedonia nuk duhet të bëjë asnjë lëshim ndaj Sofjes derisa të ketë garanci me shkrim se kërkesat nuk do të vazhdojnë pafundësisht.

“Në Bullgari po ndryshojnë qeveritë, por strategjia mbetet. Nëse dikush pak devijon, e rikthejnë në binarë, madje edhe publikisht, i thanë Petkovit – nëse ndryshon politikën ndaj Maqedonisë, nuk do të jesh kryeministër… Një nga mënyrat për zgjidhjen e problemit është me garanci të forta, jo vetëm me shkrim, por edhe me vendim të Asamblesë Kombëtare Bullgare se nuk do të ketë më kërkesa për Maqedoninë. Derisa nuk marrim garanci nga Bullgaria, nuk duhet të bëjmë asnjë hap”, tha Nikoloski. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button