Nikollovski: Do t’i koordinoj institucionet për luftë kundër korrupsionit

Zëvendëskryeministri Lupço Nikollovskit, i cili udhëheq luftën kundër korrupsionit në Qeveri, thotë se posti i tij nuk i dyfishon institucionet ekzistuese. Ai do të koordinojë institucionet nën kapelën e Qeverisë për të marrë më shpejt të dhënat e tyre në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Do të koordinohen institucione të tilla si Ministria e Brendshme, Drejtoria e të Ardhurave Publike, Drejtoria e Policisë Financiare, Inteligjenca Financiare, Administrata Doganore etj. Sipas Nikollovskit, këto institucione komunikojnë dobët dhe kjo është arsyeja pse lufta kundër korrupsionit në vend është e ngadaltë. Ai paralajmëroi koordinimin të përditshëm. Ai gjithashtu njoftoi një kod etik për anëtarët e qeverisë në mënyrë që të mos ketë dyshim se pozita zyrtare mund të keqpërdoret për përfitime personale.

 Do të zbatohet maksima tolerancë zero për korrupsionin, tolerancë zero për ministrat, drejtorët, menaxherët dhe të gjithë administratën publike më poshtë, kushdo që shkel ligjin do të duhet të mbajë përgjegjësi. Një herë e përgjithmonë në institucione duhet të ketë rregull.”-tha Lupço Nikollovski, Zëvendëskryeministër.

Nevoja për një kod u pa më së miri në rastin e ish-ministres së Financave, Nina Angellovska, për të cilën, megjithëse u dëshmua se nuk kishte asnjë veprim të paligjshëm, opinioni ende dyshonte se ajo ka mundur të dijë se çfarë po përgatitej për Eurostandard Bank dhe prandaj kishte tërhequr kursimet e saja. Problem tjetër është edhe ajo se Komisioni Anti-korrupsion ende nuk ka softuer që duhet të lehtësojë punën e kontrollit të statusit të pasurisë së zyrtarëve. Nikollovski u përgjigj:

 Unë nuk e di pse shteti deri tani nuk ka bërë ose nuk e ka marrë softuerin. Ne flasim për një pozicion të ri të vendosur vetëm dy javë më parë dhe detyra jonë e parë është të ekipohemi. Të gjejmë njerëz të ndershëm dhe të përgjegjshëm që do të jenë pjesë e kabinetit. Dhe unë do ju kisha lutur për shumë vëmendje dhe shumë durim dhe vigjilencë në qëndrimin e secilit prej nesh, sepse nuk mund të nxitojmë dhe të flasim për fundin e luftës sonë kundër korrupsionit dhe krimit”-pohoi Lupço Nikollovski, Zëvendëskryeministër.

Nikollovski siguron se do të punojë me ndershmëri dhe përkushtim, nuk do të ketë kompromise dhe ndjenja në dikasterin e tij. Sipas tij, nuk ka luftë të lehtë kundër korrupsionit. Për këtë, partia opozitare VMRO DPMNE reagoi se Nikollovski është pasqyrim i krimit dhe korrupsionit. Sipas VMRO DPMNE-së, LSDM nuk e lufton krimin, por e krijon atë.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button