Nikollovski: Përzgjedhje meritore, duke filluar nga emërimi i drejtorëve

Hapat konkret në luftën kundër korrupsionit dhe emërimit të njerëzve me integritet dhe kredibilitet, zv/kryeministri Lupço Nikollovski tha se do të vërehen në procedurën e zgjedhjes së drejtorëve të rinj në institucionet shtetërore. Në konferencë për mediat, Nikollovski tha se opinioni duhet të optimizojë pritshmëritë sepse nuk mund të ndryshohet aq shpejt një sistem i ndërtuar me dekada.

“Mirë është që ka interes për këtë dikaster por të gjithë duhet pak t’i optimizojmë pritshmëritë duke menduar për atë që nuk është bërë tre dekada dhe tani erdhi Nikollovski dhe të gjitha do të zgjidhen. Unë tregova atë që mund të bëjmë për këto 4 vite. Ne duhet t’i bindim qytetarët me hapa konkret se do të vendosim rend në këtë aspekt. Nuk mundemi që për disa ditë, muaj ose vite të ndryshojmë atë që për tre dekada se ka bërë askush.
Duhet prej diku të nisemi dhe duhet të nisemi nga procedurat që tani kemi në rend t’i bëjmë, nga drejtorët që duhet të zgjedhë qeveria. Do të nisemi nga metoda të reja që duhet t’i ndryshojmë gjatë angazhimit të tyre dhe të cilat do të bëhen praktikë dhe do të kërkojmë rezultate”, tha Nikollovski, duke shtuar se njerëzit e vërtetë duhet të jenë në vendet e duhura.

“Po, do të fillohet prej diku. Për drejtorët e parë do të ketë konkurse, shpallje dhe duhet të dorëzojnë CV, letër motivimi dhe plan për punë dhe kjo është punë e madhe. Flas për rend standard dhe rregulla që kemi vullnet t’i vendosim. Kjo do të jetë mundësi që njerëz me kapacitet të përfshihen në sistem, në institucione dhe në këto katër vite kur ndryshojmë shoqërinë. Gjithsesi, kjo është qeveri koalicioni dhe varet nga përgjegjësia para qytetarëve dhe qytetarët se kujt ja kanë dhënë votën por për realizimin e programit qeveritar, mbajmë përgjegjësi. Hapim mundësinë që çdo njeri me kapacitet të bëhet pjesë e ndryshimit që bëjmë”, u shpreh më tej Ljupço Nikolovski, zv. Kryeministër.

LEXO EDHE:

Back to top button