Gazetare: Andrea Cobanova
Autoritetet bullgare vazhduan të akuzojnë njëri-tjetrin lidhur me propozimin francez për tejkalimin e kontestit. Presidenti Rumen Radev ka akuzuar kryeministrin për dështimin në hartimin e një propozimi bullgar deri më tani. Radev e quajti Petkovin një korrier francez.
Kryeministri Petkov përsëriti se do ta respektojë vendimin e Kuvendit dhe nga ajo varet nëse do të hiqet vetoja për fillimin e negociatave. Petkov thotë se propozimi francez është një urë besimi mes dy vendeve, dhe se me të dy vendet marrin garanci për çështjet, që janë të rëndësishme për ta.
“Me ndryshimin e Kushtetutës nga njëra anë do të garantohet se nuk do të shpikim kushte të reja çdo gjashtë muaj, dhe nga ana tjetër do të kemi garanci që nëse bëjnë ndryshim në Kushtetutë do të fillojnë negociatat. .” Siç e kuptoj unë, është përfshirë një mekanizëm që të mos ketë diskriminim dhe të monitorohet nëse ka diskriminim real ndaj bullgarëve në Maqedoninë e Veriut dhe të ketë një mekanizëm kundër gjuhës së urrejtjes. “Këto janë kritere shumë të rëndësishme për ne”, tha Kiril Petkov – Kryeministër i Bullgarisë.
Për Radevin, propozimi francez është një hap në drejtimin e duhur, por ka ende një sërë çështjesh për të cilat ai gjithashtu beson se duhet të marrin garanci, para se të hiqet vetoja.
Jo më pak të rëndësishme janë mekanizmat e qartë dhe kriteret e matshme për zhdukjen e politikës dhjetëvjeçare të çbullgarizimit, vjedhjes dhe falsifikimit të historisë bullgare, si dhe për restaurimin e monumenteve të shkatërruara dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore bullgare, çrrënjosjen e gjuhës së urrejtjes, rehabilitimi i viktimave vetëm pse quheshin bullgarë”, u shpreh Rumen Radev – President i Republikës së Bullgarisë.
Akuzave të Radevit iu përgjigj zëvendëskryeministrja Kornelia Ninova, e cila i tha presidentit bullgar të mos e përdor patriotizmin e vendit për rejting personal dhe tha se kjo sjellje është tinëzare. Qeveria bullgare ka dërguar propozimin francez në Asamblenë Kombëtare – ligjvënësit do të votojnë në fillim të javës së ardhshme nëse do ta pranojnë ose refuzojnë atë./Alsat.mk








