Nis procesi përfundimtar për formimin e çmimit të ri të energjisë elektrike

Nis procesi përfundimtar për formimin e çmimit të ri të energjisë elektrike

Gazetar: Ile Petrevski

Ka filluar procesi përfundimtar për formimin e çmimit të ri të energjisë elektrike.

EVN Home ka shpallur tenderin për furnizimin e energjisë elektrike për periudhën korrik- dhjetor, shkruan Alsat.

Në tender mund të konkurrojnë edhe kompani të huaja, por me çmim më të lirë nga ai që do ta dorëzojnë elektranat shtetërore. EMV nuk pret të dorëzojë asnjë tjetër.

“Të gjithë prodhuesit, tregtarët dhe furnizuesit që kanë lidhur marrëveshje kornizë me EVN Home kanë të drejtë të marrin pjesë. Afati për dorëzimin e ofertave është deri më datë 24 qershor, ora 10:00”, tha EVN Home.

Sipas rregullave, këtë vit parashihet që elektranat e shtetit të marrin pjesë me 60% të nevojave të furnizuesit universal EVN HOME, i cili i furnizon qytetarët dhe kompanitë më të vogla.

Për momentin, nga EMV-ja thonë se është herët të tregojnë se sa rrymë do të sigurojnë dhe me çfarë çmimi do ta ofrojnë në tenderin e EVN-së.

“Nga EMV thonë se po bëhet analizat për atë se çfarë sasie të energjisë elektrike do të mund të prodhojnë në gjashtë muajt e ardhshëm. Më pas, do të vijojë periudha ku do të analizohet se me çfarë çmimi EMV do t’ia shes furnizuesit universal, që më pas t’ua shpërndaj amvisërive. Fjalën e fundit për çmimin do ta ketë Qeveria”, raporton gazetari i Alsat, Ile Petrevski.

Çmimi i fundit i EMV-së ka ndikim më të madh në çmimin përfundimtar për amvisëritë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, edhe pse EMV-ja kishte obligim të mbulojë 70% të nevojave, Qeveria vendosi të sigurojë 100% nga rryma e nevojshme edhe atë me çmim prej 41 euro për megavat/orë.

Për momentin, çmimi në bursat ndërkombëtare sillet prej 230 deri në 250 euro për megavat./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button