Nis Ramazani: Muaji i sakrificës, besimit dhe shpresës për mijëra besimtarë

Nis Ramazani: Muaji i sakrificës, besimit dhe shpresës për mijëra besimtarë

Sot, besimtarët myslimanë në mbarë botën nisin muajin e shenjtë të Ramazanit, një periudhë e përkushtimit shpirtëror, agjërimit dhe solidaritetit. Dita e parë e Ramazanit shënon fillimin e një muaji të veçantë në kalendarin islam, ku agjërimi nga agimi deri në perëndim të diellit shoqërohet me lutje, reflektim dhe vepra të mira.

Gjatë këtij muaji, besimtarët përmbahen nga ushqimi dhe pijet gjatë orëve të ditës, duke e nisur agjërimin me syfyr dhe duke e çelur atë në mbrëmje me iftar, shpesh në praninë e familjarëve dhe miqve. Xhamitë mirëpresin besimtarë të shumtë për faljet e natës, ndërsa aktet e bamirësisë dhe ndihma për ata në nevojë marrin një rëndësi të veçantë.

Ramazani nuk është vetëm një periudhë sakrifice fizike, por mbi të gjitha një kohë pastrimi shpirtëror, vetëkontrolli dhe afrimi me Zotin. Për shumë familje, ky muaj sjell edhe një atmosferë të ngrohtë bashkimi dhe shprese. Muaji i shenjtë do të përmbyllet me festën e Fitër Bajramit, një ditë gëzimi dhe falënderimi pas 30 ditësh përkushtimi.

LEXO EDHE:

Back to top button