Nisma civile “Mjaft më” protestë para ndërtesës së EVN-së

Nisma civile “Mjaft më” ka reaguar me protestë të re kundër çmimit të energjisë elektrike. Këtë herë ata lanë arkivol përpara EVN-së kurse mesazhin që duan ta dërgojnë është se kompania lë viktima prapa vetes. Nga iniciativa thonë se EVN është mbi të gjitha, askush nuk e sanksionon dhe bën atë që dëshiron me jetën e qytetarëve. Përveç uljes së TVSH-së nga 18% në 5% të faturave të rrymës, ata kërkojnë organ të pavarur që do ta kontrollojë këtë institucion.

Kërkojnë që autoritetet t’i ndjekin direktivat evropiane, sepse vetëm në vendin tonë, gjysma e buxhetit familjar, harxhohet për faturat e energjisë elektrike. Nga kjo nismë shtojnë se ofrojnë ndihmë juridike falas për qytetarët që kanë pasur ankesa për fatura të larta të rrymës. Ka pasur shembuj që rastet sociale të marrin 3000 denarë ndihmë kurse fatura e tyre të jetë 2500 denarë. Protestat do të vazhdojnë derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

Andrea Çobanva

LEXO EDHE:

Back to top button