Nisma për Ballkanin e Hapur do të hapë kufijtë mes Maqedonisë, Shqipërisë dhe Serbisë
Zero minuta pritje në kufij, pa dogana, kosto administrative të reduktuara, dhe lëvizje e lirë e qytetarëve nga Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia në këto vendeve. Udhëheqësit e të tre vendeve presin, që me këto lehtësime ekonomia e përbashkët të rritet mesatarisht me 2,5 përqind, e cila në pak vite do të kontribuonte të arrihet sa rritja që kanë disa nga vendet e Bashkimit Evropian. Mesazhet nga Forumi Ekonomik janë që kërkesat e sektorit të biznesit me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje të plotësohen.
“Qëllimi ynë është njëqind përqind të gjitha mallrat të kenë tregti të lirë, njëqind për qind për të gjitha shërbimet të ketë bashkëpunim të plotë pa asnjë doganë, njëqind për qind lëvizje e njerëzve dhe kapitalit, lirisht ashtu si qytetarët e Maqedonisë së Veriut, që e punon një punë këtu, ta punojë lirshëm në Nish, Novi Sad, Sarandë, Durrës kudo në të gjithë rajonin.” – deklaroi ZORAN ZAEV – Kryeministër i RMV-së.
Për Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kufijtë e mbyllur nuk do të japin rritje ekonomike, si me këtë marrëveshje të nënshkruar. Tranziti i lirë i mallrave dhe shërbimeve është një nga faktorët kryesorë për rritjen ekonomike.
“Ne nuk mund të lexojmë shifra dhe fakte para syve tanë nga ekspertë të qeverive tona, por lexojmë shifra nga ekspertë, organizata botërore ku kërkohet të rrisim PBV -në të cilën mund ta rrisim me 2.5 përqind vetëm përmes integrimit ekonomik. Dhe nëse arrijmë niveli që u dakordua përmes BE -së për tregti të lirë atëherë rritja mund të jetë 6.7 përqind. Dhe pse ta lëmë mënjanë këtë mundësi e të mos përfitojmë nga një rritje e tillë duke ndenjur në vende të mbyllua”.- Edi Rama – Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
Megjithatë, realizimi i Ballkanit të Hapur ende nuk duhet të harmonizohet me sisteme të ndryshme, duke ndryshuar ligjet që duhet të punohen shumë në periudhën e ardhshme, tha Presidenti serb Aleksandar Vuçiç.
“Do të ketë 6 deri në 9 përqind kosto operative më të ulëta sepse nuk ka ndalesa midis vendeve. Çfarëdo që të shisni, çfarëdo që të blini, thjesht nuk ndaleni në kufi. Nuk është e lehtë të bëhet sepse shumë gjëra duhet të bëhen para kohe. Duhet të bëhen qasje në zgjidhjen e çështjeve të TVSH-së në mënyrë që të gjithë t’i mundësojmë njëri-tjetrit t’i zbatojë këto vendime, por ky është shpëtimi i ekonomisë sonë.”- pohoi Aleksandar Vuçiç- – President i Republikës së Serbisë.
Përveç kufijve të hapur, vendet do të kenë regjistra të unifikuar për nevojat e tregut të punës. Kjo do të thotë që vendet do të jenë në gjendje të shkëmbejnë stafin e nevojshëm për punë që janë në mungesë. Biznesmenët kanë apeluar prej kohësh nevojën për të lehtësuar lëshimin e lejeve të punës, për të cilat ata morën premtim nga Forumi Ekonomik se ligjet do të ndryshojnë.
Andrea Cobanova