Një 43-vjeçar nga Kavadari është rrahur për vdekje këtë mëngjes nga tre persona

Një 43-vjeçar nga Kavadari është rrahur për vdekje këtë mëngjes nga tre persona

" "

Gazetar: Mihajllo Donev

Vrasje në Kavadar. Tre persona rrahën për vdekje një 43-vjeçar nga Kavadari, pasi më parë e kishin takuar në hyrjen e pasme të një kazinoje dhe kanë filluar ta godasin, shkruan Alsat.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit dhe megjithëse ambulanca kishte arritur shpejt në vendngjarje, mjekët vetëm kanë konstatuar vdekjen. Policia thotë se të tre personat tashmë janë privuar nga liria.

“Në Sektorin e Punëve të Brendshme Kavadar është raportuar se te hyrja e pasme e një kazinoje në rrugën “Nikolla Minçev” në Kavadar, disa persona kanë sulmuar fizikisht një person, i cili ka rënë në tokë dhe i është dashur ndihmë. Zyrtarë policorë nga SPB Kavadar kanë dalë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për personin P.T. (43) nga Kavadari, tek i cili, pavarësisht ndihmës së ofruar, ekipi i Ndihmës së Shpejtë në orën 05:15 ka konstatuar vdekjen. Menjëherë pas kësaj, për shkak të dyshimeve për përfshirje në ngjarje, janë privuar nga liria D.B. (26), M.Gj. (35) dhe D.S. (27), të gjithë nga Kavadari. Ata janë shoqëruar dhe mbajtur në stacion policor”, tha Goce Andrevski, zëdhënës i MPB.

Përveç policisë, në vendngjarje është kryer ekspertizë edhe nga një prokuror publik i Prokurorisë Themelore në Kavadari, prej nga informojnë se tashmë është lëshuar urdhër për autopsi. Shkaqet e vrasjes ende nuk dihen./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button