Një fshat në Belgjikë fiton 143 milionë euro në llotari

Një fshat në Belgjikë fiton 143 milionë euro në llotari

Në fshatin verior belg të Olmenit, 165 persona fituan 142,897,164 € në lotarinë “EuroMillions këtë javë”.

Kjo është fitorja më e madhe në grup në Belgjikë.

Një zëdhënës i “EuroMillions” i tha Reuters se ishte hera e parë që një grup i madh kishte fituar kaq shumë para, me secilin individ që vlerësohej të merrte rreth 900,000 € pa taksa.

Fshati Olmen ka gjithsej 3785 banorë, sipas të dhënave më të fundit të vitit 2020 dhe Reuters raporton se fituesit janë nga shtresa dhe mosha të ndryshme.

EuroMillions është një lojë fati e lotarisë kombëtare, e cila organizohet në bashkëpunim me llotaritë nga Spanja, Portugalia, Irlanda, Austria, Zvicra dhe Luksemburgu./euronews.al/

 

LEXO EDHE:

Back to top button